Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente false nga Policia Kufitare e Rinasit, 6 të proceduar

Sekuestrohen mbi 22 mijë euro dhe 6 dokumente false nga Policia Kufitare e Rinasit, 6 të proceduar

Kontrollet e imtësishme në dalje të Republikës së Shqipërisë, rezultojnë me goditjen e 6 rasteve të paligjshmërive. Procedohen penalisht autorët e tyre. Sekuestrohen 22 805 euro, 2600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente false. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit goditën 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 4 raste të tentativës për të lëvizur me dokumente false. Në përfundim të veprimeve procedurale për 6 rastet e paligjshmërive, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: -shtetasin nga RMV-ja, A. J., 33 vjeç, i cili do të udhëtonte drejt Norvegjisë, pasi iu gjetën 11 800 euro dhe 2600 dinarë maqedonas, që nuk i kishte deklaruar; -shtetasin nga RMV-ja, B. I., 43 vjeç,...