Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në këtë hotel, një gotë e veçantë nuk lahet prej 58 vitesh
Në vitin 1967, katër vite pas vrasjes së Presidentit John F. Kennedy, Jacqueline Kennedy, tashmë një nga gratë më të njohura në botë, udhëtoi drejt Kamboxhias, në një kohë kur rajoni tronditej nga lufta në Vietnam. Në kryeqytetin Phnom Penh, ajo u prit me nderime dhe u vendos në hotelin më luksoz të vendit, Hotel Le Royal, i ndërtuar që prej vitit 1929 dhe inauguruar nga mbreti Sisowath Monivong. Për nder të ish-Zonjës së Parë, barmeni i hotelit krijoi një koktej special që do të mbetej legjendar: “Femme Fatale”. Përzierje e konjakut, shampanjës dhe kremit të luleshtrydheve, e zbukuruar me një lule, ky koktej elegant u bë simbol i finesës dhe misterit që shoqëronte gjithmonë Jacqueline Kennedy. Pas luftës civile që rrënoi Kamboxhian, shumë nga...