Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Apeli ‘skenë krimi’! Autori me armë i kaloi “nën hundë” rojes, xhaxhai nxiti nipin të ekzekutonte gjyqtarin
Elvis Shkambi, Astrit Kalaja dhe Gjon Shkambi TIRANË-Gjykata e Apelit u kthye në një skenë krimi mesditën 6 tetorit, ku gjyqtari, Astrit Kalaja u vra me armë zjarri, pasi u qëllua me tre plumba brenda sallës së gjyqit. Prokuroria e Tiranës ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes së rëndë, se çfarë ndodhi brenda dyerve të Gjykatës. Sipas Prokurorisë autroi Elvis Shkambi është nxitur nga xhaxhai i tij, Gjon Shkambi që të vriste gjyqtarin, Astrit Kalaja. Xhaxha e nip, kanë hyrë në gjykatë njëri pas tjetrit në orën 13:42, ndërsa skaneri ka sinjalizuar prezencën e armës. Nga pamjet filmike rezulton se në ekranin e detektorit janë ndezur dritat e kuqe (që sinjalizojnë prezencën e metaleve), ndërkohë roja, Banush Koxhaj me detyrë punonjës sigurie pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, ka...