Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjon Shkambi nën akuzë të rëndë: Dyshohet si nxitësi i nipit për vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Prokuroria e Tiranës ka dalë me një akuzë të rëndë ndaj Gjon Shkambit, i cili dyshohet se ka pasur rol shtytës në vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, të ndodhur dy ditë më parë në sallën e gjyqit. Sipas hetimeve paraprake, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme, të mbështetura në prova dhe indicie, se Gjon Shkambi ka nxitur nipin e tij, Elvish Shkambi, të kryente aktin kriminal brenda gjykatës. Pamjet filmike tregojnë se Gjon Shkambi ndodhej në sallë gjatë ngjarjes, por nuk ndërhyri në asnjë moment, as gjatë ekzekutimit të gjyqtarit, as pas të shtënave, duke qëndruar i qetë gjatë gjithë kohës. Kjo sjellje, sipas organit të akuzës, forcon dyshimet se ai ka qenë në dijeni të planit kriminal. Prokuroria gjithashtu thekson se veprimet...