Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Legjendat e Holandës së viteve 1970 po vijnë Shqipëri!
Nga data 9 deri më 11 tetor, në Tiranë zhvillohet Java Kulturore Holandeze, një seri aktivitetesh që shënojnë 55-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Holandës dhe Shqipërisë. Programi përfshin ekspozita, diskutime dhe evente që ndërthurin artin, sportin dhe dialogun kulturor, duke sjellë më afër dy vendet përmes krijimtarisë dhe kujtesës historike, raporton A2. Aktivitetet nisin më 9 tetor, ora 11:00, në Stadiumin Air Albania, me ceremoninë hapëse të ekspozitës “Ajax – 17 Nëntori / Tirona – Ribashkim dhe Ekspozitë Fotografike”. Ky aktivitet kujton ndeshjen historike të vitit 1970 mes Ajax dhe 17 Nëntorit, që përfundoi 2–2 dhe u bë simbol i miqësisë dhe diplomacisë sportive. Legjendat Arie Haan dhe Ruud Krol rikthehen në Tiranë për t’u ribashkuar me ish-lojtarët shqiptarë, në një ribashkim që...