Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, kreu i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata

Kreu i GJKKO, Erjon Bani, gjatë homazheve në nderim të gjyqtarit kalaja, tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhen ndërtuar godinat e reja. Nëse nuk ekziston sigura në gjykatë tha Bani, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar. “Pothuajse 99% të gjykatave nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë, nuk i plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga fillimi. Të kuptojmë se pa siguri të gjykatave nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit, pasi një gjyqtar nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk mund të jepet drejtësi. Kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, por është prokurori,...