Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria zyrtarizon akuzat, “arrest me burg” për Elvis Shkambin dhe 2 të tjerët

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Prokuroria zyrtarizon akuzat, “arrest me burg” për Elvis Shkambin dhe 2 të tjerët

Prokuroria e Tiranës TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 3 persona lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Konkretisht, janë ngritur akuzat penale ndaj autorit Elvis Shkambi, për “Vrasje të funksionarëve publikë”, “Vrasje në rrethana cilësuese në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armës”, Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, i dyshuar si bashkëpunëtor dhe shtytës në ngjarje dhe Banush Koçiu, punonjës sigurie në gjykatë, për “Shpërdorim detyre”. Për tre të arrestuarit prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg".  Prokuroria ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes bazuar edhe në këqyrjen e pamjeve filmike, duke bërë me dije se Elvis dhe Gjon Shkambi, kanë hyrë në gjykatë njëri pas tjetrit në orën 13:42 të asaj dite, ndërsa skaneri nuk ka sinjalizuar prezencën e armës....