Goli për të nuk ka rëndësi sa fitorja kundër Serbisë, Armando Broja tregon “pjekjen” me Kombëtaren

Goli për të nuk ka rëndësi sa fitorja kundër Serbisë, Armando Broja tregon “pjekjen” me Kombëtaren

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dy futbollistët kuqezi, Arlind Ajeti dhe Armando Broja, ritheksuan edhe njëherë mesazhin e trajnerit Silvinjo dhe mesfushorëve Shehu e Laçi, se ekipi do të japë maksimumin në këtë sfidë të rëndësishme. Arlind Ajeti u shpreh se ekipi është i përgatitur dhe i fokusuar për përballjen ndaj Serbisë, duke shtuar se është vetëm një ndeshje futbolli. Mbrojtësi kuqezi theksoi se ndeshja do të jetë e vështirë si në aspektin futbollistik ashtu edhe në atë emocional, por skuadra do të tregojë profesionalizëm maksimal. Ai vlerësoi kundërshtarin për cilësinë e lojtarëve, por u shpreh i bindur se Shqipëria do të jetë gati për çdo rast dhe do të japë maksimumin për...