Modelja që mahniti botën si fëmijë, tani ka diçka për të sqaruar

Modelja që mahniti botën si fëmijë, tani ka diçka për të sqaruar

Modelja franceze Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme që në moshën 4-vjeçare duke u quajtur nga mediat “vajza më e bukur në botë”, ka reaguar së fundmi ndaj thashethemeve që e akuzojnë për ndërhyrje estetike. 24-vjeçarja, e cila vazhdon të jetë aktive në industrinë e modës, ndau me ndjekësit në rrjetet sociale një mesazh të drejtpërdrejtë: “Jam lodhur nga komentet mbi fytyrën time. Nëse keni dyshime, shikoni fotot e mia të fëmijërisë, nuk kam ndryshuar.” Ajo theksoi se bukuria e saj është natyrale dhe nuk ka kryer operacione plastike. Thylane është vajza e ish-futbollistit Patrick Blondeau dhe ish-prezantueses Veronique Loubry. Falë pamjes së saj unike, ajo nisi karrierën shumë herët dhe sfiloi për marka të njohura ndërkombëtare si Dolce & Gabbana, Versace dhe...