Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Elbasani, koha për ringritjen e skuadrës. Gvozdenoviç kërkon rikthimin e stabilitetit në grup
Elbasani është një ndër skuadrat që i mori pushimet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares pas dy rezultateve negative, barazimi në shtëpi me Teutën dhe humbja me Vllazninë në javën e fundit. Duket se për verdheblutë ka ardhur me “porosi”, sepse e shohin këtë moment si një mundësi për të reflektuar dhe rregulluar gjërat që nuk kanë bërë mirë, në mënyrë që t’i riparojnë sa më shpejt. Dhe, në këtë moment delikat, skuadra e drejtuar nga Ivan Gvozdenoviç do të kërkojë të balancojë dy aspekte që e kanë shoqëruar që nga fillimi i kampionatit: efikasitetin në pjesën e parë dhe ngërçin në të dytën. EFIKASITETI – Gjashtë javët e para të kampionatit mund të duken pak për të nxjerrë përfundime, por mjaftojnë për të kuptuar prirjet...