Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

Moriero te Flamurtari, italiani me aventurën e radhës në Vlorë

Risia/ Debutoi me Laçin më 19 tetor të vitit të kaluar, do debutojë në të njëjtën datë e muaj me Flamurtarin në kampionat. Pas Dinamos e Laçit, Françesko Morirero do të drejtojë Flamurtarin e Vlorës në Superiore. Lajmi pritet të bëhët zyrtar nga klubi vlonjat i cili largoi së fundi spanjollin e pankinës kuqezi Karlos Garsia. Ish futbollisti i Interit pati ndikimin e tij pozitiv te Laçi edicionin e kaluar pasi e mori skuadrën në gjëndje të vështirë (debutoi me fitoren 3-1 ndaj Vllaznisë) dhe në disa javë e ngjiti deri në vendin e pestë. Në fund skuadra bardhezi ra nga elita teksa një deklaratë e italianit “shoqëroi e “habiti”pas një ndeshje ku tha; “gjëra të tilla nuk ndodhin në vendin nga ku un vij”,...