Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndihmonte emigrantët të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin për 400 euro, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër
Policia Kufitare në Shkodër ka finalizuar operacionin e radhës kundër trafikimit të emigrantëve, duke arrestuar një të ri 19-vjeçar që ndihmonte shtetas nga vendet e treta për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Operacioni policor i koduar “Borders 3”, u zhvillua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, pas informacioneve të marra në rrugë operative. I riu me inicialet V. T., banues në Durrës, u kap në flagrancë në fshatin Vukpalaj, duke transportuar me automjet katër emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi. Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari dyshohet se i ndihmonte emigrantët të kalonin fillimisht kufirin tokësor me Greqinë, e më pas drejt Malit të Zi, duke u ofruar transport me automjet për 400 euro për person....