“Gjendje e rëndë dhe alarmante”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon ashpër deputetja: Krimi është noter i qeverisë

“Gjendje e rëndë dhe alarmante”/ Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon ashpër deputetja: Krimi është noter i qeverisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti teksa ka dënuar ngjarjen e rëndë ku gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, u vra në sallën e gjyqit, theksoi se sot shteti drejtohet nga bandat. E ftuar në një studio televizive, Hoti tha se kjo ngjarje tregon gjendjen se ku është shteti shqiptar, ku sipas saj askush nuk merr përgjegjësi. “Është një ngjarje e rëndë që të vritet një gjykatës në sallën e gjyqit. Është gjendje alarmante. Imagjino që ndodh një gjyqtari. Del ministrja e Brendshme dhe thotë; policia nuk ka detyrë që të ruaj gjykatat. Ata dalin me deklarata zyrtare. Po i çojnë shqiptarët të bëjnë vetëgjyqësi.”, tha ajo. Mes të tjerash Hoti pohoi se kryeministri Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, por i grabiti ato...