Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, PS “rrëmben” shumicën në komisionet e posaçme

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale, PS “rrëmben” shumicën në komisionet e posaçme

Mazhoranca ka hedhur hapin e radhës drejt ndryshimeve në hartën territoriale dhe Kodin Zgjedhor, duke propozuar ngritjen e dy komisioneve të posaçme, por pa i njohur opozitës paritetin dhe të drejtën e vetos që tradicionalisht ka pasur. Socialistët, të mbështetur nga mandatet e PSD-së, i kanë numrat për t’i kaluar vetëm këto reforma, ndërsa demokratët përballen me dilemat e aksionit politik. Mazhoranca avancoi në idetë e saj për të ndryshuar hartën territoriale të vendit së bashku me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në tavolinë e Konferencës së Kryetarëve kishin shkuar dy projektvendimet që parashikonin ngritjen e dy komisioneve të Posaçme, një për Reformën Administrativo-Territoriale, tjetri për Reformën Zgjedhore, por me një qasje të re. “Nisma tjetër ka të bëjë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Administrative...