Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!
Kur na ndajnë edhe 24 orë nga nisja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, mazhoranca ka njoftuar emrat e kandidatëve të saj, ndërsa opozita përveç mbështetjes për Florjan Binajn në Tiranë, ka lënë enigmë 5 emrat për Beratin, Vlorën, Matin, Tepelenën dhe Cërrikun. Për këtë çështje, kryedemokrati Sali Berisha foli në nisje të mbledhjes së grupit parlamentar, duke bërë me dije se PD do të mbështesë kandidatë të pavaruar në të gjitha bashkitë ku do të votohet më 9 nëntor. Dhe kjo mesa duket është taktika e Sali Berishës për të mos ia faturuar humbjen e mundshme atij pas 9 nëntorit apo për të justifikuar mungesën e interesit për të kandiduar nën siglën e tij. Mirëpo sipas Berishës,...