“Një kriminel gjakftohtë ka hyrë në tempullin e drejtësisë”/ Reagon ashpër deputeti: Një tronditje shumë e madhe…

“Një kriminel gjakftohtë ka hyrë në tempullin e drejtësisë”/ Reagon ashpër deputeti: Një tronditje shumë e madhe…

Juristi Indrit Sefa, i ftuar në një studio televizive, komentoi ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, duke e cilësuar një tronditje të madhe dhe duke paralajmëruar për pasojat e perceptimit të gabuar të sistemit të drejtësisë si “armik” i qytetarëve. ” Është një tronditje shumë e madhe për secilin prej nesh. Kushdo nga ne mund të ishte në vend të gjyqtarit. Një kriminel gjakftohtë i cili ka hyrë në tempullin e drejtësisë dhe ka marrë jetë njerëzish. Mund të ishte një avokat, prokurorë e kështu me radhë. Nuk është thjesht çështje të elementëve të sigurisë në Gjykata, është çështje e mentalitetit të shoqërisë, çështje e një politike shumë të ashpër dhe agresive për të identifikuar sistemin e drejtësisë si fajtorin më të madh të...