Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali
                            Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në autostradën Melegnano, në afërsi të Milanos, pasi në automjetin e tij u zbuluan 10 kilogramë heroinë. Sipas mediave italiane, shqiptari po udhëtonte bashkë me familjen, ndërsa droga ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar nën sediljen e fëmijës. Gjatë një kontrolli rutinë nga autoritetet, lënda narkotike u zbulua dhe u sekuestrua menjëherë. 40-vjeçari u arrestua në vend dhe u shoqërua në komisariat për procedurat e mëtejshme ligjore. Hetimet vijojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës. Top Channel