Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Pamje dramatike/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja
Pamje dramatike janë filmuar nga kamerat e sigurisë në qytetin e Lavrionit kur një ballkon i një ndërtese dykatëshe u shemb, duke rënë në rrugë. Ngjarja shkaktoi panik, ndërsa një grua ka arritur që të shpëtojë mrekullisht, pasi ishte duke kaluar rrugën. Ishte pak pas orës 3 të pasdites të së martës kur një copë e parapetit ra në ballkon dhe për shkak të peshës së saj, gjithçka u shkatërrua, duke përfunduar në rrugë. Në video shihet ballkoni duke u shembur dhe duke rënë pranë një gruaje. Kjo e fundit i ka shpëtuar mrekullisht grumbujve dhe masës së madhe të betonit që përfundoi përtokë.