Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me 10 kg heroinë në sexholinon e bebes, kapet shqiptari në Itali
Një 40-vjeçar shqiptar mund të kishte menduar se ideja e tij për të fshehur lëndë narkotike në sexholinon e bebes, do të kishte qenë perfekte, por plani ka dështuar kur ka hasur në një kontroll nga policia italiane. Trafikanti shqiptar u arrestua në Melegnano, ndërsa në makinën e tij u gjetën 10 kilogramë heroinë, fshehur nën sediljen e destinuar për uljen e fëmijës së tij. 40-vjeçari shqiptar me banim në provincën e Torinos po udhëtonte me gruan dhe fëmijët me një makinë SUV, kur u ndalua në pikën e pagesës së autostradës A1 nga oficerët e Gdf së Milanos. Hetimet pasuese çuan në kontrolle në shtëpinë e tij, në provincën e Torinos, ku u gjetën edhe tre kilogramë të tjera heroinë, duke konfirmuar se shqiptari ishte...