Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern Munich ka plan rinovimi të kontratës së Kane, por gjithçka varet nga ambiciet e tij
Kohët e fundit është folur shumë për mundësinë që Harry Kane të largohet nga Bayern Munich dhe të rikthehet në Premier League, verën e ardhshme. Kontrata e kapitenit të Anglisë skadon më 2027, por përfshin një klauzolë lirimi, që bie gradualisht në vlerë që nga viti 2024. Në verën 2026, ajo do të arrijë nivelin më të ulët, 65 milionë euro, por Kane duhet ta aktivizojë para 31 janarit 2026. Marrëveshja përfshin gjithashtu një klauzolë të drejtës së “barazimit” për Tottenham, që i lejon klubit londinez të barazojë çdo ofertë nga një tjetër klub anglez. Sipas “Sport Bild”, Bayerni nuk ka ndërmend ta heqë klauzolën, pasi kjo do të ishte shumë e kushtueshme. Klubi preferon të presë për të parë nëse Kane do ta mendojë seriozisht...