Territorialja dhe Zgjedhorja, Berisha: Nuk shkojmë në Komisione të Posaçme pa praninë e ODIHR dhe ‘Venecias’

Territorialja dhe Zgjedhorja, Berisha: Nuk shkojmë në Komisione të Posaçme pa praninë e ODIHR dhe ‘Venecias’

Në ditën kur nga kampi socialist rrodhën në media projektvendimet që përcaktojnë strukturën e dy komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, kryedemokrati Sali Berisha ka shprehur qëndrimin kundër tyre. Nga mbledhja e grupit të PD, Berisha tha se opozita nuk do të marrë pjesë në asnjë Komision të Posaçëm parlamentar pa praninë e ODIHR dhe Komisionit të Venecias. “Pretendojnë për dy komisione, asnjë komision pa Kongresin e autoriteteve rajonale dhe lokale për reformën territorial dhe pa ODIHR dhe Komisionin e Venecias nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare. Është e gabuar se marrin vitin 2008, e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre. Të vijë dhe të marrin ODIHR, specialistë nga Venecia, ekspertë edhe në të drejtën elektorale dhe jemi të hapur...