Cristiano Ronaldo hyn në histori, bëhet futbollisti i parë me 1.2 miliard euro pasuri

Cristiano Ronaldo hyn në histori, bëhet futbollisti i parë me 1.2 miliard euro pasuri

Kampion në fushë dhe në financa. Rekordmen në gola, por edhe në llogarinë bankare. Cristiano Ronaldo hyn në histori si futbollisti i parë “miliarder”. Sipas “Bloomberg”, lideri amerikan i informacionit financiar, pasuria e sulmuesit portugez është rreth 1.2 miliard euro. Një shifër që kolegët e tij as që mund t’i afrohen dhe e akumulauar në më shumë se dy dekada paraqitje sportive dhe mbi të gjitha një talenti të vërtetë edhe në marketing. Vetëm nga rinovimi i fundit i kontratës me Al Nassr, Cristiano Ronaldo do arkëtojë 400 milion dollarë. Nuk duhet harruar që në karrierë ka luajtur mbi të tjera kontrata të majme me Manchester United, Real Madrid apo Juventus. Po ashtu, “CR7” është një “brand” si një minierë ari. Kompanitë më të mëdha...