Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha denoncon: KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin patronazhistët! Reformën e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara, Donald Lu dhe Vlahutin
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, lideri i opozitës Berisha tha se, “KLGJ dhe KLP nuk bëjnë emërimet sepse po presin patronazhistët!”. “Reformën e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara, Donald Lu dhe Vlahutin”, tha kreu i PD. Berisha: Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë pengu është sot ai që quhet sistem drejtësie. Ju keni dëgjuar dhe keni lexuar se 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar. Shikoni korporatat e turpit. KLGJ dhe KLP, qeveritë kushtetuese të tyre, nuk emërojnë kryetarët. Po a e dini pse? Motivet janë ultrakorruptive. Ose se ata që janë, që plotësojnë kriteret, sepse Kushtetuta ka përcaktuar kritere për të qenë kryetar, 8 vite apo 10 vite, nuk plotësojnë kriteret. Ose ata i plotësojnë kriteret dhe paguajnë...