Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Agjencia Moody’s: Ekonomia e Shqipërisë ‘e qëndrueshme’! Integrimi në tregun e BE do shtojë të ardhurat
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”. Moody’s thekson se stabiliteti makroekonomik u ruajt gjatë tri goditjeve të mëdha që prekën ekonominë shqiptare, siç ishte tërmeti, pandemia dhe kriza energjetike evropiane, si dhe vlerëson qëndrueshmërin, por edhe aftësinë për rimëkëmbjen e shpejtë. Agjencia nënvizon gjithashtu se perspektiva afatmesme e rritjes ekonomike do të mbetet e qëndrueshme. Rritja reale e PBB-së prashikohet prej 3.7% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026, duke u nxitur kryesisht nga konsumi i fortë vendas dhe investimet në infrastrukturën e turizmit dhe energjisë. Sektori i turizmit do të vazhdojë të mbetet kontributor i rëndësishëm në rritjen ekonomike, duke përmirësuar eksportet e shërbimeve dhe investimet...