Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohen projektvendimet e socialistëve për dy komisionet e posaçme

Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, zbulohen projektvendimet e socialistëve për dy komisionet e posaçme

Me nisjen e legjislaturës së re socialistët i kthehen dy reformave te vjetra.  Gazetarja e Top Chanel Elda Menga ka zbuluar  dy projektvendimet e propozuara nga socialistët për ngritjen e komisionit te posaçëm për reformën zgjedhore dhe për atë territoriale.  Gazetarja e Top Channel raporton se Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike, ndërsa parashikohet edhe ngritja e grupit të ekspertëve teknikë që do asistojnë punën e Komisionit. Ai  do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të grupit parlamentar socialist dhe 8 anëtarë përfaqësues të grupeve të tjera parlamentare.  Top Channel ka zbardhur edhe projektvendimin për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale. Ai të përbëhet po nga 17 anëtarë, nga të cilët...