“Qesh ti Taulant”, Bardhi akuza të forta mazhorancës: Si i përfitoi babai i Suel Çelës 150 mijë euro

“Qesh ti Taulant”, Bardhi akuza të forta mazhorancës: Si i përfitoi babai i Suel Çelës 150 mijë euro

Mazhoranca ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar, lidhur me gjetjet e raportit të OLAF mbi keqpërdorimin e fondeve IPARD në Shqipëri. Kërkesa e opozitës është rrëzuar nga mazhoranca, duke shkaktuar përplasje të forta verbale në sallën e Kuvendit. Deputeti demokrat dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi shumicën se po shmang debatin për të mbrojtur interesa të lidhura me figura të njohura të botës së krimit dhe biznese të dyshimta. Gazment Bardhi: Nuk kemi bërë asnjë rrugë tjetër, përveç asaj rruge ku ju ngritët komisionin e famshëm “Xhafa”. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por...