Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë
Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit. Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat nuk ishin deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.