Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shqipëri – Serbi, ndeshja që mund të vendosë fatin e Botërorit/ Broja dhe Ajeti zbulojnë strategjinë
Kombëtarja është duke intensifikuar përgatitjet në prag të ndeshjes kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në orën 20:45 në Leskovac. Dueli vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe është si një finale për fatet e kualifikimit. Për të komentuar formën e ekipit, ndeshjen e radhës dhe sesi shihet ky duel mes futbollistëve, këtë të mërkurë para medieve folën Armando Broja dhe Arlind Ajeti. Mbrojtësi i Bodrumspor në Turqi, Ajeti, tha se përtej emocioneve kjo është një ndeshje futbolli dhe të jenë sa më profesionistë për tri pikët. Ai përmendi edhe sulmin e mirë të serbëve. “Aspekti emocional dhe historik për këtë takim? Emocionet i kemi si para çdo ndeshje. Ne e shohim si takim futbollit, të jemi profesionistë dhe të marrim tri...