Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

Jo vetëm para por dhe vota për partinë, si ‘Rrumi’ joshte ekspertët e policisë që verifikonin vërtetësinë e dokumentave

Në një kohë kur prokuroria e Posaçme SPAK, kishte nisur një hetim për pronat e tjetërsuara në Hamallaj nga grupet kriminale, Aleksandër Laho së bashku me vëllanë e tij, Vullnet Muça, kishin marrë dijeni për këtë hetim, pasi kishin arritur të siguronin një shkresë që Dumani, kishte dërguar në hipotekën e Durrësit. Dokumenti ishte siguruar nga brenda zyrtarëve të Hipotekës, të cilët ja kishin dhënë Agron Bejdollit dhe më pas ky i fundit ia kishte dorëzuar Aleksandër Lahos. Laho alias “Rrumi” konsiderohet si “Mbreti” i falsifikimit të dokumentave të pronësisë në zonën e Gjirit të Lalëzit. Për shkak të falsifikimeve dhe mbivendosjes së pronave Laho, hyri në një përplasje ballore me grupin e Plaurent Dervishaj, ku të dyja palët planifikonin goditjen e njëri-tjetrit me qëllim...