Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
85 prokurorë shkresë Olsian Çelës, kërkojnë mbledhje urgjente pas vrasjes së Kalasë: Siguria e magjistratëve në rrezik
85 prokurorë e magjistratë i janë drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku i kërkojnë që të zhvillohet Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që të diskutohet siguria dhe mbrojtja për magjistratët. Kërkesa drejtuar kryeprokurorit të përgjithshëm vjen pras vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës, ndërsa ka nisur edhe një debat se kush duhet ta garantojë sigurinë në gjykata e prokurori. Prokurorët thonë se vrasja e gjyqtarit Kalaja ka nxjerr në pah boshllëqe serioze në sistemin e sigurisë, duke theksuar se kjo kërkon reflektim dhe reagim të menjëhershëm institucional. “Kjo kërkesë vjen si pasojë e ngjarjes tragjike të humbjes së jetës së një magjistrati (gjyqtari) gjatë ushtrimit të detyrës, e cila ka tronditur të gjithë trupën e drejtësisë...