Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përfundojnë homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, arkëmorti niset drejt Shkodrës
Kanë përfunduar homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja. Trupi i gjyqtarit të ndjerë do të prehet në vendlindjen e tij në Shkodër. Presidenti Begaj, kryeministri Rama, kreu i SPAK Altin Dumani, figura të politikës dhe drejtësisë morën pjesë në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili u vra në krye të detyrës, brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Top Channel