Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            ‘Akt barbar’, Manja në homazhe për gjyqtarin Kalaja: Kambanë alarmi për drejtësinë
                            Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë pjesë në homazhet për nder të gjyqtarit Astrit Kalaj, i cili u vra dy ditë më parë në krye të detyrës, në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit. Në një prononcim për mediat, Manja e cilësoi aktin si barbar, ndërsa theksoi se kjo është një kambanë alarmi për punonjësit e  drejtësisë. “Ky është një akt barbar, kambanë alarmi për punonjësit e drejtësisë. Le të shërbejë kjo ditë kujtimi dhe si një homazh për punonjësit  drejtësisë që në këto vite kanë përjetuar sakrifica.”, u shpreh ai. Pjesë në homazhe ka marrë edhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, si dhe presidenti Bajram Begaj, e kreu i SPAK, Altin Dumani.