Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja

Opozita kërkon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” për gjyqtarin e vrarë, Astrit Kalaja

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ka nisur me debate mes maxhorancës dhe opozitës ditën e sotme. Që në nisje të mbledhjes kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja. Pas Ballës, ka folur deputeti Tedi Blushi u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke thënë se çdo qytetar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar. “Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me një minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës. Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot...