Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit (VIDEO)

Nga Qyteti Studenti në sallën e gjyqit, atentatet që “gjunjëzuan” drejtësinë në 26 vitet e fundit (VIDEO)

Seria e atentateve që prej vitit 1999 e deri më sot, tregon një realitet të hidhur, as figurat e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë qenë të mbrojtura përballë krimit! Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, që tronditi opinionin publik, është një dëshmi e dhimbshme e kësaj situate alarmante. Me një hulumtim të thjeshtë të 26 viteve të fundit, kupton se shumë nga këto krime ende nuk janë zbardhur… 19 shkurt 1999 – Vrasja makabre e Kozeta Hysenit Një nga ngjarjet më të rënda ndodhi në Qytetin Studenti, ku u gjet e masakruar 21-vjeçarja Kozeta Hyseni, vajza e prokurorit të Vlorës, Luftar Hyseni. Një mbrëmje më parë, një vajzë e kishte njoftuar se dikush e kërkonte poshtë godinës ku banonte. Pas daljes nga dhoma, Kozeta nuk u kthye...