“70% e testamenteve janë në gjykatë”, avokatja tregon rrugën ligjore për dëshminë e pasurisë

“70% e testamenteve janë në gjykatë”, avokatja tregon rrugën ligjore për dëshminë e pasurisë

Testamenti i një trashëgimie pasurie është një dokument ligjor që përcakton ndarjen e aseteve pasurore të një personi kundrejt trashëgimtarëve ligjorë apo personit që ai ka zgjedhur t’ia lërë. Njëkohësisht, rezulton që në Shqipëri të jetë një nga dokumentet më problematike sepse ndodh që çfarë shkruhet në letër, të mos zbatohet drejt në praktikë. Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, avokatja Elta Milori shpjegon rrugën ligjore sesi mund të lihet një testament. Ajo thekson se një testament duhet të bëhet në dijeni të të gjithë bashkëpronarëve për të mos lënë të panjohura për të tjerët dhe për të shmangur mosmarrëveshjet pasi personi të ketë ndërruar jetë. Aldo: Si bëhet sot një testament, nëse do ta bëjë një çift? Elta Milori: Një çift një testament, për...