Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Po shkelni Kushtetutën”, Bardhi kërkon interpelancë urgjente me Ramën
Në mbledhjen e radhës të Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që në rendin e ditës të vendoset një interpelancë me kryeministrin Edi Rama. “Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim”, tha Bardhi. Ligjvënësi i djathtë po ashtu akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi se...