Ja si u përgjua banda e Durrësit, kryeministri Rama jepte lejet e ndërtimit, SPAK gjen prova tek telefoni i mikut të…

Ja si u përgjua banda e Durrësit, kryeministri Rama jepte lejet e ndërtimit, SPAK gjen prova tek telefoni i mikut të…

Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme (SPAK-ut), një dokument 236-faqësh që ka shkundur themelet e Durrësit, zbulon për herë të parë se si banda famëkeqe e “Rrumit të Shijakut” kishte ngritur një sistem të tërë për tjetërsimin e pronave në bregdet. Në qendër të rrjetit që përfshinte ish-zyrtarë, noterë dhe njerëz të afërt me politikën, del emri i Aleksandër Lahos, alias “Rrumi”. Hetimet zbuluan se përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, ai dhe bashkëpunëtorët e tij komunikonin për pazare toke, plane vrasjesh dhe ndërhyrje në Kadastrën e Durrësit. Një bisedë e përgjuar mes “Rrumit” dhe Vullnet Muçës tronditi hetuesit: aty përmendej emri “Monika”, që sipas dosjes, i referohej ish-deputetes Monika Kryemadhi. Në të njëjtën bisedë përmendet edhe “Fredi”, ndërsa diskutoheshin përfitime, tokë, dhe ndërhyrje në...