Tensione në Udine para ndeshjes Itali–Izrael/ Situata të rënduar, protesta dhe masa ekstreme sigurie

Tensione në Udine para ndeshjes Itali–Izrael/ Situata të rënduar, protesta dhe masa ekstreme sigurie

Ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës mes Italisë dhe Izraelit, që do të zhvillohet më 14 tetor në Friuli-Dacia Arena në Udine, po shoqërohet me tensione të larta politike e shoqërore, siguri të shtuar dhe shitje të ulëta biletash. Ngjarja vjen vetëm disa ditë para përvjetorit të sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, çka ka ngritur ndjeshëm shqetësimet për rendin publik. Kryetari i Bashkisë së Udines, Alberto Felice De Toni, kërkoi shtyrjen e ndeshjes, duke thënë se “klima nuk është e përshtatshme për një festë kombëtare”. Megjithatë, Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, deklaroi se ndeshja do të luhet, duke theksuar se “sporti duhet të bashkojë dhe përgjegjësia sportive është ndarë nga ajo politike”. Ekipi i Izraelit do të akomodohet në një...