Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ U vra në sallën e gjyqit, mbahen sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja. Merr pjesë kryeministri Rama
Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës. Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, po marrin pjesë në homazhe. Po ashtu dhe presidenti Bajram Begaj. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Ngjarja tragjike ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë, duke rihapur shqetësimet për sigurinë në institucionet shtetërore. Vrasja e një gjyqtari në ambientet e gjykatës përbën një precedent serioz dhe alarmues për rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës në vend. Ceremonia e homazheve do të...