Fotot/ Trafiku i armëve, tropojani i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës

Fotot/ Trafiku i armëve, tropojani i kërkuar nga SPAK i lirë rrugëve të Londrës

28-vjeçari shqiptar, Alban Gjidiaj, i akuzuar për përfshirje në një komplot ndërkombëtar për trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, është lënë i lirë me kusht nga autoritetet britanike ndërsa përballet me procedurat e ekstradimit në Shqipëri. Sipas autoriteteve shqiptare dhe dokumenteve gjyqësore, Gjidiaj është i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte planifikuar të transportonte tetë armë zjarri dhe një sasi të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt bandave në territorin britanik. Gjidiaj u arrestua më herët këtë vit nga Policia Metropolitane e Londrës, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u la i lirë me kusht pasi ofroi një garanci prej 5,000 paundësh, duke nxitur reagime për lirimin...