Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e Kryetarëve nis me debate, opozita kërkon që gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet Dëshmor Atdheu: Nuk mjafton një minutë heshte
Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate këtë të mërkurë mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar që nesër në seancë plenare të mbahet në mënyrë solemne 1 minutë heshtje në nder të gjykatësit Astrit Kalaja. Ndërkohë, sekretari i Partisë së Lirisë, deputeti Tedi Blushi u ndal te vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke thënë: “Akti terrorist i ekzekutimit të gjyqtarit Astrit Kalaja, alarm kombëtar për sigurinë e jetës, kjo të jetë temë e diskutimeve. Kuvendi mos mjaftohet me një minutë heshtje, por të shndërrojë në temë debati sigurinë e jetës. Krimi ka marre yrysh, shqiptarët më të pasigurt se kurrë. Sot çdo shqiptar ndihet i kërcënuar nga krimi i organizuar dhe krimi...