Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zgjedhjet e pjesshme vendore, pas Tiranës, Kryesia e PS zyrtarizon kandidatët edhe në 5 bashkitë e tjera, Rama…
Rigels Seliman Kryesia e Partisë Socialiste ka miratuar dje kandidaturat në të 6-ta bashkitë e vendit ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme. Siç tashmë dihet, për Tiranën do të jetë Ogerta Manastirliu që do të kërkojë të drejtojë bashkinë e kryeqytetit. Por surpriza ka ndodhur në Vlorë, ku në garën për kryetar të bashkisë socialistët kanë zgjedhur të kandidojnë një deputete. Fjala është për Brunilda Mersinin, deputete e re e Kuvendit që hyri në Parlament në zgjedhjet e 11 majit 2025. Me kandidimin e saj për të fituar drejtimin e Bashkisë së Vlorës, do të duhet që të heqë dorë nga mandati i deputetes. Kështu, do t’i hapet rruga për të hyrë në Kuvend, Briseida Cakerrit. Në Tepelenë, kandidati i PS do të jetë...