Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sot është afati i fundit për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë (Emrat)
Sot është dita e fundit për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa gara për pasuesin e Altin Dumanit ka hyrë në fazën përfundimtare. Deri më tani janë zyrtarizuar katër emra që kanë shprehur interes për postin: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Adnand Xholi. Pas përfundimit të afatit, pritet që Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të nisë procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së kandidatit që do të drejtojë SPAK-un në mandatin e ardhshëm. Altin Dumani, i cili mori drejtimin e Prokurorisë së Posaçme në dhjetor 2022.