Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Konferenca e Kryetarëve, zbardhet kërkesa e opozitës: Gjyqtari Astrit Kalaja të shpallet “Dëshmor i Atdheut”!
Gjyqtari i vrare astrit kalaja TIRANË- Opozita ka kërkuar zyrtarisht në Konferencën e Kryetarëve që gjyqtari i ndjerë, Astrit Kalaja të shpallet "Dëshmor i Atdheut". Në mbledhjen që po zhvillohen në Kryesinë e Kuvendit, deputetët opozitarë kërkuan që institucionet shtetërore të nisin proceduat në lidhje me gjyqtarin e ndjerë, i cili humbi jetën në krye të detyrës. Opozita e konsideron këtë akt si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe kërkon që shteti të nderojë figurën e gjyqtarit që humbi jetën në krye të detyrës, duke i dhënë statusin më të lartë të nderimit për shërbimin ndaj vendit. Kërkesa vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e Gjykatës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri në sallën e...