Edhe Agron Shehaj mbështeti Binajn, reagon Hasimja: Do vazhdoj të edukoj brezat e rinj si arsimtar që jam

Edhe Agron Shehaj mbështeti Binajn, reagon Hasimja: Do vazhdoj të edukoj brezat e rinj si arsimtar që jam

Ermal Hasmija ka deklaruar se ka hequr dorë nga kandidimi për postin e kryebashkiakut të Tiranës. Me anë të një postimi në Facebook, Hasimja shkruan se nga dita e sotme do i rikthehet jetës së tij të mëparshme, duke i uruar suksese kandidatit të “pavarur” Florian Binaj. Ai shton më tej se do të vazhdojë të bëjë punën e tij si arsimtar me brezat e rinj, ndërsa i uroi suksese Florian Binaj si kandidat i opozitës për zgjedhjet lokale në Tiranë. “Para pak ditësh paraqita dëshirën për të qenë kandidati i një opozite të bashkuar për Tiranën tonë. Procesi u mbyll. I uroj suksese Florian Binajt dhe e mbështes plotësisht për të mirën e qytetit tonë dhe kryeqytetit të vendit. Nesër i kthehem jetës sime...