Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Territorialja dhe Zgjedhorja, zbulohen projektvendimet e PS për dy komisionet e posaçme
Dy ditë pasi në Kuvend, ligjvënësit e PS shprehën vullnetin për nisjen e punës të dy komisioneve të posaçme, atij për reformën territoriale dhe për reformën zgjedhore, socialistët e kanë çuar përpara idenë e tyre duke përgatitur edhe projektvendimet përkatëse. A2 CNN ka siguruar dy projektvendimet e propozuara nga socialistët. Sa i përket Komisionit për Reformën Zgjedhore, ai “ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore bazuar në trajtimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme të trajtuara të OSBE/ODIHR-it, rekomandime në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025, por edhe trajtimin e rekomandimeve të institucioneve të përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave...