Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balla: Të mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend. Opozita: Të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balla: Të mbahet 1 minutë heshtje në Kuvend. Opozita: Të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme (8 tetor) e Konferencës së Kryetarëve. Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe interpelanca urgjente me kryeministrin Rama ishin prej çështjeve që nxitën diskutime në mbledhje, pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për nisjen e seancës plenare të së enjtes (9 tetor) me një minutë heshtje në nder të gjykatësit të ndjerë. Opozita nga ana e saj, pasi kërkoi prej institucioneve shtetërore nisjen e procedurave për shpalljen e gjyqtarit Kalaja “Dëshmor të Atdheut”, deklaruan se ngjarja e rëndë do duhet të jetë temë debati në Kuvend për sigurinë e jetës së qytetarëve dhe realitetin “tragjik” ku ndodhet vendi sipas tyre. Në fjalën e tij kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi...