Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasja e Astrit Kalasë/ Avokati: Ngjarje e rëndë, u këput ‘peri i durimit’ te gjyqtari i fundit
Në një intervistë avokati Romeo Kara, foli për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që tronditi opinionin publik. Gjatë kësaj interviste, avokati tha se ishte një ngjarje e rëndë duke theksuar se vendi ndodhet në një gjendje emergjence dhe se “durimi përfundoi tek gjyqtari i fundit”, për një çështje si ajo e pronës. “Ka pasur procese pafund. Mesa shoh ‘peri i durimit’ u këput tek gjyqtari i fundit, që për çudi kam marrë mendimet më të mirë nga koleg. Por nëse kemi perceptimin e saktë që vendi është zhytur në korrupsion dhe një llum moral të paimagjinuar më parë dhe nuk e kemi imagjinuar kurrë që njerëzit do merrnin kaq hapur pronën publike apo pronën e tyre dhe do të ishin krenar. Për këtë them...