Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Peleshi nderon figurën e diktatorit Hoxha, Gjekmarkaj: Fyerje ndaj kujtimit të martirëve! Në grupin PS ka ende hetues të komunizmit
Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i Shqipërisë prodhoi të premten e kaluar një dokument zyrtar ku nderon mes figurave kombëtare edhe diktatorin Enver Hoxha, i cili udhëhoqi regjimin totalitar komunist për gati gjysmë shekulli, duke izoluar shqiptarët, shtypur të drejtat e njeriut dhe shkaktuar mijëra viktima. Në konferencën e kryetarëve të mbledhur paraditen e sotme nënkryetari i Parlamentit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj tha se maxhoranca duhet të mbajë përgjegjësi morale për futjen e figurës së Enver Hoxhës në analet e Kuvendit të Shqipërisë. Duke kujtuar një thënie të Dritëro Agollit, Gjerkmarkaj u kujtoi maxhorancës se ishin trashëgimtarë diktaturës së Enverit dhe se në grupin e tyre parlamentar ka ende hetues të komunizmit. Ai i ka kërkuar Kuvendit të distancohen pasi nderimi i Enver...