Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot i jepet lamtumira e fundit Astrit Kalasë/ Sot homazhet, gjyqtari do të prehet në qytetin e tij të lindjes
Astrit Kalaja TIRANË- Sot do të mbahen homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ishte në krye të detyrës. Homazhet do të mbahen në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ceremonia do të nisë në orën 09:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:00. Përfaqësues të lartë të shtetit, kolegë nga sistemi gjyqësor, familjarë dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja. Ndërkohë, vizitat në qytetin e Shkodrës priten në shtëpinë funerale “Bushati”, prej orës 14:00-16:00. Ndërsa pas përfudimit të ceremonisë në Tiranë, arkivoli me trupin e tij do të përcillet drejt qytetit të lindjes, Shkodrës, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të bëhet edhe...